Bie zjarr në godinën e sanatoriumit në Korçë, pëson djegie pacienti

Shqipëria

Bie zjarr në godinën e sanatoriumit në Korçë, pëson djegie pacienti

Më: 31 mars 2022 Në ora: 08:25
Foto ilustrim

Godina e sanatoriumit është përfshirë nga flakët pas mesnatës. Zjarri ra në një nga dhomat e saj, ku për pasojë ka marrë djegie të lehta pacienti B. D., rreth 62 vjeç, banues në Korçë, i cili po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Gjithashtu rreth orës 04:00, jemi njoftuar se në qytetin e Bilishtit, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit K. H., i parkuar para banesës së tij, i cili për pasojë është djegur plotësisht.

Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarret kanë rënë për shkaqe aksidentale.

Grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat