Policia e Shtetit sqaron: Alqi Bllako është në Drejtorinë e Policisë së Tiranës

Shqipëria

Policia e Shtetit sqaron: Alqi Bllako është në Drejtorinë e Policisë së Tiranës

Më: 1 prill 2022 Në ora: 07:41
Alqi Bllako

Mbas shumë pikëpyetjesh dhe misteresh mbi vendndodhjen e ish-deputetit socialist Alqi Bllako, ka ardhur reagimi i Policisë së Shtetit.

Blutë sqarojnë Policia sqaron se Bllako është vetëdorëzuar konform detyrimit ligjor për zbatimin e masës së sigurisë  “Arrest në burg”, lëshuar dje nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe aktualisht ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë që prej mbrëmjes së djeshme.

“Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, informon publikun se përkundër disa lajmeve të rreme mbi arratisjen e shtetasit Alqi Bllako, ky shtetas ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë që prej mbrëmjes së djeshme.

Sqarojmë se shtetasi Alqi Bllako është vetëdorëzuar konform detyrimit ligjor për zbatimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, lëshuar dje nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, njofton policia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat