Ngjarje tronditëse në vendin tonë/ Babai rrëfen tmerrin: E përdhunoi vajzën para syve të mi

Shqipëria

Ngjarje tronditëse në vendin tonë/ Babai rrëfen tmerrin: E përdhunoi vajzën para syve të mi

Më: 1 prill 2022 Në ora: 09:07
Babai i viktimes

Një ngjarje tronditëse u raportua në Memaliaj, ku një 32-vjeçare me aftësi të kufizuara është përdhunuar nga infemieri i fshatit. Dëshminë e rëndë e ka dhënë vetë babai i vajzës.

Babai i saj ka folur në një intervistë për ‘Shqipëria Live’ duke treguar se e ka parë edhe ai vetë kur 42-vjeçari, i cili është infermier, ka abuzuar me të bijën, por nuk mund të bëjë asgjë pasi e kërcënon.

Babai: Kam 4 vajza dhe 2 çuna. Dy vajza i kam në Greqi të martuara, një vajzë të sëmurë e kam këtu. Është e sëmurë me të meta mendore. E zënë rrugëve, jo një po shumë herë. E di njërën, e futën në burg njëherë, pastaj e nxorën nga burgu.

Pyetje: Ku e dini ju që e ka përdhunuar?

Babai: E kemi parë. E thotë dhe vajza, bën me shenja. E kam parë dhe vetë, më ka kërcënuar dhe mua tek shtëpia. Do të vras më ka thënë.

Pyetje: Ka ardhur infermieri në shtëpinë tuaj?

Babai: Ka ardhur kur kam qenë sëmurë. Vajza po bëhet 2 vite, nuk e dimë me kë e ka fëmijën. E kanë cuar në jetimore në Vlorë, nuk e mban dot vajza. Vetë jam sëmurë, gruan e kam sëmurë dhe vajzën e kam sëmurë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat