Studiuesja gjermane: Edi Rama mund të zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i NATO?

Shqipëria

Studiuesja gjermane: Edi Rama mund të zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i NATO?

Më: 1 prill 2022 Në ora: 16:53
Edi Rama dhe Jens Stoltenberg

Akademikja gjermane Suzana Starikov shkruan se Kryeministri Edi Rama mund të zgjidhet në krye të NATO-s dhe ngre pyetjen “Kush do të jetë kryeministri i radhës i Shqipërisë?". Sipas saj kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas janë dy kandidaturat për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s në vend të Jens Stoltenberg.

A do të jetë ky viti i fundit i kryeministrit Edi Rama në krye të qeverisë shqiptare? Kjo pikëpyetje ngrihet nga akademikja gjermane dhe studiuesja e komunikimit, Suzana Starikov, e cila shkruan se Kryeministri Edi Rama mund të zgjidhet në krye të NATO-s dhe ngre pyetjen “Kush do të jetë kryeministri i radhës i Shqipërisë?".

Sipas saj kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas janë dy kandidaturat për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s në vend të Jens Stoltenberg. Akademikja shkruan se vetë SHBA ka kërkuar që drejtuesi i NATO-s pas Stoltenberg të jetë një nga anëtarët e rinj të NATO-s. Nëse kryeministri Edi Rama zgjidhet në krye të NATO-s ai e merr drejtimin e Aleancës së Atlantikut të Veriut në shtator të 2023. 

Jens Stoltenberg i mbaronte mandati në shtator 2022 në krye të NATO-s, por për shkak të luftën në Ukrainë, u shty me një vit deri në 2023.“Edi Rama do të pasojë Jens Stoltenberg në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Në veçanti thuhet se SHBA-të kanë insistuar në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s mes anëtarëve të rinj të NATO-s.

Kandidatët ishin kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Kush do të jetë kryeministri i radhës i Shqipërisë?”, shkruan ajo.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat