9 vjedhje në 2 muaj/ Kapet 16-vjeçari, tmerri i bizneseve të Tiranës

Shqipëria

9 vjedhje në 2 muaj/ Kapet 16-vjeçari, tmerri i bizneseve të Tiranës

Më: 3 prill 2022 Në ora: 10:34
16-vjeçar me iniciale O. H.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në Tiranë njoftuan se kanë finalizuar një operacionin policor të koduar “The last”.

Në pranga u vu një 16-vjeçar me iniciale O. H. i akuzuar për një seri vjedhjesh në biznese të ndryshme.

Sipas policisë, i mituri në kohë dhe vende të ndryshme, gjatë orëve të vona të natës, kryente vjedhje në biznese në zona të ndryshme të Tiranës.

Policia thotë se në kohë e vende të ndryshme, 16-vjeçari ka kryer një sërë vjedhjesh, ku 9 prej tyre janë zbardhur e dokumentuar me prova ligjore.

“Prej muajit shkurt 2022 deri mbrëmjen e djeshme, që u kap në flagrancë pas një jave ndjekje nga shërbimet e Seksionit të Hetimit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, ky shtetas, ka vjedhur në 6 markete, në një magazinë, në një automjet dhe në një banesë, sende të ndryshme dhe shuma parash.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas” – thuhet në njoftimin e policisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat