Shpërndanin kanabis në doza, arrestohet 24-vjeçari në Berat, nën hetim shoku

Shqipëria

Shpërndanin kanabis në doza, arrestohet 24-vjeçari në Berat, nën hetim shoku

Më: 4 prill 2022 Në ora: 09:47
Kanabis

Policia e Beratit ka vënë në pranga një 24-vjeçar dhe ka proceduar penalisht një shtetas tjetër.

"Dy të rinjtë ushtronin  aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza", informon policia.

Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, se 2 shtetas shpërndanin lëndë narkotike cannabis sativa shërbimet e policisë finalizuan operacionin "Dimal", për kapjen e tyre. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i F. M., 24 vjeç, banues në lagjen "4 Shtatori", Dimal.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi H. M., 29 vjeç, banues në lagjen "4 Shtatori", Dimal.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesat e tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa, të ndarë në doza (me qese farmaceutike), gati për shitje.    

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat