Ka ndërruar jetë në spitalin e traumës e lënduara e aksidentit të djeshëm në Plasë të Maliqit.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se 17 vjeçarja e identifikuar si Joana Elmasllari, u dërgua në gjendje të rëndë drejt Tiranës ditën e djeshme.
Por nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti, duke ndërruar jetë sot.
Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe 3 persona të tjerë.