Kush është i riu që u plagos brenda lokalit në Sarandë

Shqipëria

Kush është i riu që u plagos brenda lokalit në Sarandë

Më: 9 prill 2022 Në ora: 22:48
Foto ilustrim

Një i ri mësohet të jetë plagosur me thikë në ambjentet e një lokali nate në qytetin e Sarandës mbrëmjen e së shtunës.

Sipas të dhënave paraprake 28-vjeçari Dino Majko është qëlluar në prani edhe të klientëve të tjerë.

Ndërsa më pas është transportuar me urgjencë në spital. Mësohet se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat