Zgjedhjet e Rithemelimit në Selenicë/ Leonard Rakipaj shpallet kryetar i degës së PD-së

Shqipëria

Zgjedhjet e Rithemelimit në Selenicë/ Leonard Rakipaj shpallet kryetar i degës së PD-së

Më: 10 prill 2022 Në ora: 21:19

Leonard Rakipaj është shpallur kryetar i degës së PD-së në Selenicë, në zgjedhjet që u zhvilluan këtë të diel nga Komisioni i Rithemelimit.

Rakipaj mori 203 vota, kundrejt Gazmir Beqajt që mori 63 vota.

Kryetari i ri i degës u zgjodh në bazë të parimit një anëtar, një votë.

Kjo e para herë qe aplikohet një proces i tillë për zgjedhjen e kreut të kësaj force politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat