Pas një jave izolimi, nisin punimet për riparimin e urës së Shtrezës

Shqipëria

Pas një jave izolimi, nisin punimet për riparimin e urës së Shtrezës

Më: 11 prill 2022 Në ora: 10:16
Pas një jave izolimi, nisin punimet për riparimin e urës së Shtrezës

Pas më shumë se një jave bllokim, kanë filluar punimet për riparimin e urës së Shtrezës.

Punimet po bëhen nga firma mirëmbajtese e rrugës Kukës-Shishtavec dhe kanë të bëjnë me riparimin e pjesëve të dëmtuara të dy shpateve anësore të ures dhe përforcimin e saj deri në  çeljen e fondit të emergjencës për rehabilitimin e shpejtë të aksit të vjetër Shishtavec-Kollovoz dhe rindërtimin dhe funksionimin e plotë të urës së Shtrezës.

Punimet nga firma mirëmbajtëse “Marsi” pritet të zgjasin një javë për të bërë të mundur me pas lëvizjen e lirë të mjeteve.

Ditë më parë  banorët e tre fshatrave Shishtavec,Novosej,Turaj, përmes një apeli ju drejtuan Bashkisë së Kukësit, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Prefekturës së Qarkut që të merrnin masa për kthimin në normalitet të situatës së krijuar nga bllokimi i urës.

Prej më shumë se 10 ditësh banorët e fshatrave Shishtavec, Turaj, Novosej, kanë hasur vështirësi të mëdha në lëvizjen drejt qytetit të Kukësit, për të plotësuar nevojat e tyre jetike në furnizimin me ushqime, ilaçe e marrje shërbimesh të ndryshme, si dhe tregtimin e patateve.

Banorët detyroheshin të ecin një pjesë rruge në këmbë të ngarkuar me ushqime e trasta të rënda në duar me rezervat disa javore, për të kaluar nga njëra anë e urës në tjetrën.

Nga ana tjetër, rruga e vjetër që kalon në aksin lidhës të Kollovozit është e jofunksionale, ndërkohë që rruga për nga Cërnaleva dhe Borja është krejtësisht e papërdorshme për automjetet.

Ndryshe Ura e Shtrezës po degradon e shkërmoqet përditë nga kushtet e motit dhe amortizimi disa dekadash, duke i shtuar vështirësitë e lëvizjes së banorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat