KPA rikthen në detyre gjyqyarin e Tiranës, Fatri Islamaj

Shqipëria

KPA rikthen në detyre gjyqyarin e Tiranës, Fatri Islamaj

Më: 14 prill 2022 Në ora: 09:57
KPA rikthen në detyre gjyqyarin e Tiranës, Fatri Islamaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rrëzuar Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe rikthyer në detyrë gjyqtarin Fatri Islamaj, ish-kreu i Gjykatës së Tiranës dhe ish-kreu i KED.

Sipas KPA, Islamaj është shkarkuar padrejtësisht, dhe se në të treja kriteret, pasuri, integritet dhe profesionalitet, ka rezultuar se është i pastër.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e shkarkoi detyra gjyqtarin e Apelit të Tiranës, më 10 dhjetor të 2019-tës. Asokohe, vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Pamela Qirko, Lulzim Hamitaj dhe Valbona Sanxhaktari.

Kjo e funditm, tha se raporti i ILDKPKI-së për gjyqtarin Fatri Islamaj evidentonte deklarim të pasaktë të pasurisë dhe mungesë burimesh të ligjshme. Gjithashtu sipas Inspektoriatit, Islamaj kishte kryer deklarim të rremë, por nuk ndodhej në kushtet e konfliktit të interesit.

Hetimi i KPK-së për Fatri Islamajn u fokusua tek blerja e një apartamenti me sipërfaqe 144.5 m2 në Tiranë si dhe transaksionet me disa makina, të cilat u konsideruan me probleme.

Nga ana e tij, Islamaj ka deklaruar se zotëron pasuri neto gjithsej në vlerën 3.4 milionë lekë dhe se të ardhurat e tij janë 21 milionë lekë.

Islamaj i kundërshtoi gjetjet e Komisionit lidhur me apartamentin në Tiranë. Ai tha se nuk ka trajtim preferencial, pasi vlera për metër katror është rreth 10 mijë lekë më e lartë nga çmimi i tregut. Ai shtoi se apartamenti nuk është përfunduar ende, pasi nuk ka vendosur të jetojë aty si pasojë e rritjes së ndotjes akustike dhe mjedisore. Ai kundështoi edhe pretendimet për trajtim preferencial nga banka, me argumentin se nuk kishte shqyrtuar asnjë çështje të këtij subjekti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat