Kanabis dhe para brenda servisit, arrestohet pronari 45-vjeç, procedohet penalisht punonjësja

Shqipëria

Kanabis dhe para brenda servisit, arrestohet pronari 45-vjeç, procedohet penalisht punonjësja

Më: 14 prill 2022 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Pronari i një servisi në Durrës është arrestuar, pasi në servisin e tij u gjetën dhe u sekuestruan 300 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, një peshore elektronike dhe një shumë parash.

Në pranga ka rënë shtetasi G. R., 45 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, "Punësimi i paligjshëm" dhe "Fshehja e të ardhurave".  

Ndërkohë është proceduar penalisht 24-vjeçarja, E. L. e punësuar në mënyrë të paligjshme në këtë servis, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat