Spastrim a bashkim në Shkodër? Apeli i Amulit: Bardh Spahia ndalo presionin politik dhe hakmarrjen!

Shqipëria

Spastrim a bashkim në Shkodër? Apeli i Amulit: Bardh Spahia ndalo presionin politik dhe hakmarrjen!

Më: 15 prill 2022 Në ora: 15:38
Bardh Spahia

Përplasja mes Bashës e Berishës po copëton dhe bastionin e vetëm lokal të demokratëve, Shkodrën. Kryebashkiaku i ri Bardh Spahia ka shkarkuar nga detyra dy administratorë, të cilët e quajnë vendimin si revansh politik brenda partisë.

Shkodra si bashkia e vetme e demokratëve,  ku kanë pushtet për të ndarë përtej selisë blu u shndërrua në arenë e përplasjes mes tyre.

Bardh Spahia i zgjedhur kryetar me mbështetjen e Sali Berishës akuzohet se po “spastron” administratën lokale nga mbështetësit e Lulzim Bashës.

Altin Shabaj, administrator në Postribë dhe  Gjovalin Darragjati, administrator në Dajç, thonë se janë larguar vetëm se mbështetën Xhemal Bushatin me 6 Mars si kandidat të PD.

Shabaj: Arsyeja është pse kam mbështetur kandidatin e PD.

Darragjati: Nuk i shërben bashkimit dhe PD.

Ndërsa krye-demokrati i Shkodrës Xhevdet Amuli akuzon direkt Sali Berishën.

Amuli: Janë bërë bashkë të korruptuarit, non gratat, përfituesit dhe zaptuesit e Shkodrës për të sunduar Shkodrën dhe të ardhmen.

Ndaj e kanë një mesazh politik për vendimin që siç thonë ka synim përçarjen e demokratëve në një kohë kur kryefjala është bashkimi.

Amuli: Ndërsa flasim për bashkim, realiteti është presion politik, hakmarrje , përjashtim apo largime nga puna të gjithëkujt që nuk bashkohet me hallin e Bardh Spahisë apo Voltana Ademit. Bardh Spahia ndalo presionin politik dhe hakmarrjen!

Bardh Spahia mori drejtimin e Bashkisë Shkodër duke pasuar në post Voltana Ademin, pasi fitoi zgjedhjet përballë Majlinda Agoni dhe Xhemal Bushatit si kandidat i PD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat