Dhunoi dhe kërcënoi me thikë motrat dhe babain, arrestohet i riu në Tiranë

Shqipëria

Dhunoi dhe kërcënoi me thikë motrat dhe babain, arrestohet i riu në Tiranë

Më: 17 prill 2022 Në ora: 13:41
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje e mundshme kriminale në familje. Në pranga ka rënë një 30-vjeçar, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy motrave e babait të tij dhe i ka kanosur ato me thikë.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, pas kallëzimit të marrë nga shtetasja Z. T., se vëllai i saj ushtronte dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme ndaj saj, dhe familjarëve, si dhe i kishte kanosur ato me mjet prerës (thikë), menjëherë kanë organizuar punën, duke kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, vëllain e saj, shtetasin A. Ll.Në vijim të veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Ll.,  pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj dy motrave dhe babait të tyre, dhe i ka kanosur dhe kërcënuar ato me mjet prerës thikë" njoftoi policia.

Në cilësinë e proves materiale u sekuestrua mjeti prerës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat