Alibeaj prezantoi platformë për bashkim, Baçi: Nuk i shërben PD-së, detyrë që ua ka lënë Basha

Shqipëria

Alibeaj prezantoi platformë për bashkim, Baçi: Nuk i shërben PD-së, detyrë që ua ka lënë Basha

Më: 17 prill 2022 Në ora: 16:13
Enkelejd Alibeaj

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ditën e djeshme (16 prill)  prezantoi platformën për atë që do të çojë në bashkimin e demokratëve.

Ndërkohë në lidhje me këtë ka reaguar edhe deputeti Luan Baçi në një intervistë për Ora News.

Baçi deklaroi se platforma e paraqitur nga Alibeaj ishte jo-bashkëpunuese ndërsa shtoi se ishte bërë vetëm nga një person, dhe pa konsultuar me deputetë të tjerë.

Sipas tij bashkimi i demokratëve bëhet vetëm nëpërmjet proceseve zgjedhore, ndërsa shtoi se ky proces është i vazhdueshëm.

Luan Baçi: Nuk është mision i pamundur, thjesht platformë e paraqitur nga Alibeaj, është jo-bashkëpunuese, jo për bashkëpunim. Një platformë e pakonsultuar, një platformë që thjeshtë është bërë nga një njeri dhe jo për të mirën e kësaj partie.

Ky proces është i pandalshëm, nuk ka organ dhe mekanizëm për ta ndaluar. Ky proces zgjedhor, po ecën shumë mirë dhe PD, po bashkohet çdo ditë. Në Fier sot që flasim anëtarësia po voton për të zgjedhur delegatët për Kuvendin e 30 prillit dhe kryesinë e degës. Jemi në një proces zgjedhor të vazhdueshëm. Në Fier jemi drejt përfundimit. Sot mbaron  Patos, në datën 20 kemi degën e Divjakës për zgjedhjen kryetar dege.

Është edhe dega e Lushnjes që është n ë një proces të vonuar për arsye të fushatës. Nisur nga kjo, mendoj se është një proces që bën bashkimin e demokratëve.  Bashkimi i demokratëve bëhet në bazë të proceseve zgjedhore, dhe bëhet mbi bazën e votës së lirë dhe demokratëve, jo me platformë dhe pika që merret ok nga disa deputetë.

Më tej ai shtoi se platforma e Alibeajt, nuk i shërben  PD, ndërsa theksoi se është një lojë që u është lënë detyrë nga Basha.

Luan Baçi: Platforma e paraqitur nga Alibeaj, nuk i shërben PD, bashkimit të PD-së, gjithpërfshirjes të anëtarësisë të PD, po është një lojë që po vazhdon Alibeaj me disa deputetë të tjerë, dhe një detyrë që u ka lënë Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat