Zgjedhja e Presidentit të ri vë në lëvizje Alibeajn, njofton mbledhjen e grupit parlamentar

Shqipëria

Zgjedhja e Presidentit të ri vë në lëvizje Alibeajn, njofton mbledhjen e grupit parlamentar

Më: 19 prill 2022 Në ora: 19:45
Enkelejd Alibeaj

Zgjedhje e presidentit të ri duket se ka vënë në lëvizje edhe Partinë Demokratike. Enkelejd Alibeaj, i cili drejton grupin parlamentar ka njoftuar se ditën e nesërme do të zhvillohet mbledhjen e grupit në selinë blu.

Nuk dihet nëse në këtë mbledhje do të marrin pjese edhe deputetët që përfaqësojnë Komisionin e Rithemelimit.

Sjellim në vëmendje që sot mazhoranca nisi procedurat. Të gjithë deputetët me anë të një zarfi anonim propozuan tre emra. Kjo procedurë u kundërshtua nga Alibeaj, i cili tha duhet të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës.

I pyetur a do shkojë në tryezën e konsultimeve të thirrur nga mazhoranca për kandidaturën per kreun e ri te shtetit, Alibeaj tha: “Grupi parlamentar do të mbajë qëndrimin e vet mbi gjithçka. Tashmë është bërë rutinë mbledhja e grupit parlamentar. Presidenti nuk është i deputetëve por i shqiptarëve. Kjo duhet të prevalojë mbi gjithçka. Këtë do bëjmë ne. Ne kemi grupin parlamentar të PD. Grupi ynë do të vendosë për qëndrimin dhe procedurat e procesit konsultaltiv”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat