Vrau Sabinën në banesën e prindërve të saj, dosja e Elton Bengajt shkon në gjykatë

Shqipëria

Vrau Sabinën në banesën e prindërve të saj, dosja e Elton Bengajt shkon në gjykatë

Më: 20 prill 2022 Në ora: 09:28
Elton, Sabina Bengaj

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim të pandehurin Elton Bengaj (Meta) i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij 23- vjeçaren Sabrina Bengaj, ngjarje e ndodhur në 10 tetor 2021 brenda banesës së prindërve të viktimës.

I pandehuri do të gjykohet për veprat penale “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare” të parashikuar nga nenet 79/c dhe 50 “e/1” të K.Penal,  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” me pasoja të rënda e parashikuar nga neni 278/7 i Kodit Penal, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”  e parashikuar nga neni 321/2 i K.Penal dhe “Prishja e qetësisë publike” e parashikuar nga neni 274 të Kodit Penal, të kryera në dëm të viktimës, ish-bashkëshortes së tij Sabrina Bengaj, e moshës 23 vjeçe.

Vrasja 

Mbrëmjen e datës 10.09.2021, ish-bashkëshorti Elton Bengaj ka hyrë në banesën e prindërve të ish-bashkëshortës me një armë zjarri kallashnikov në dorë. Pas kërkesës së Sabrinës për t’u sqaruar jashtë banesës, për të mos shqetësuar familjarët, i pandehuri Elton Bengaj e ka qëlluar disa herë me armë pas shpine ish-bashkëshorten (për të cilën ishte nxjerrë një urdhër mbrojtje nga Gjykata) dhe është larguar me motor me shpejtësi, ku është kapur më pas nga policia pas kërkesës së të atit të tij dhe policisë për t’u dorëzuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat