Ledion Mziu: Deputeti Ndreca kundër aktamarrëveshjes së Bashkisë, mbështet banorët e 5 Majit

Shqipëria

Ledion Mziu: Deputeti Ndreca kundër aktamarrëveshjes së Bashkisë, mbështet banorët e 5 Majit

Më: 20 prill 2022 Në ora: 15:40
Ledion Mziu

Ledion Mziu Banor i zonës së 5 Majit në njësinë administrative nr 4 i ftuar në studion e Ora News me gazetaren Sonila Musai u shpreh se deputeti i PS Eduart Ndreca është në një linjë me ta. Ai tha se Ndreca është shprehur kundër aktmarrëveshjes së Bashkisë Tiranë duke e cilësuar atë të njëanshme. Më tej i riu deklaroi se nuk do ta firmosë aktmarrëveshjen e Bashkisë e cila sipas tyre është e njëanshme.

Ledion Mziu, Banor i 5 Majit: Edhe kur ishim tek Komisioni i Ligjeve, deputeti Eduart Ndreca pasi na lexoi dhe e dëgjoi dhe e lexoi dhe aktmarrëveshjen tha që edhe unë në këto kushte nuk do ta kisha firmosur aktmarrëveshjen.

Gazetarja: Cilat janë kushtet që ju keni ndaj Bashkisë?

Ledion Mziu, Banor i 5 Majit: Ne aktualisht dhe gjithmonë nuk kemi qenë kundër projektit thjesht kërkojmë ku dhe kur do ta marrim pronën tonë. Bashkia thotë se do ti përfundoni në fund të projektit.

Pse duhet të pres unë të përfundojë gjithë ai projekti. Faktikisht projekti nuk është projekt i rindërtimit është projekt Tirana 2030. Pra supozohet që në 2030 mund të përfundojë projekti dhe unë me këtë aktmarrëveshje i bie të heq dorë nga prona ime dhe duhet të pres kur bashkia të përfundojë projektin"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat