Mimi Kodheli Presidentja e re? Kryeministri Rama e thotë troç në mes të Kuvendit

Shqipëria

Mimi Kodheli Presidentja e re? Kryeministri Rama e thotë troç në mes të Kuvendit

Më: 21 prill 2022 Në ora: 13:31
Mimi Kodheli, Edi Rama

Në seancën e sotme plenare kryeministri Edi Rama foli edhe për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Duke iu drejtuar opozitës, Rama përsëriti që qëllimi është që kreu i ri i shtetit të zgjidhet me konsensus, edhe pse shtoi ai “e provuam dhe pamë çfarë presidenti del kur zgjedh me ta.”

“Do ta bëjmë këtë përpjekje jo se jemi të detyruar, por sepse këta jemi ne. Kjo është ADN-ja e PS. Që në krye të herës. PS ka lëshuar më shumë.”

Po ashtu, kreu i qeverisë tha që është detyrim ndaj zgjedhësve që “t’u japim një president që nuk duhet të jetë asnjë nga ne këtu.”, tha Rama duke hedhur kështu poshtë edhe zërat se presidentja e re do të jetë deputetja e PS-së, Mimi Kodheli.

Duke iu drejtuar opozitës tha: Nga ju, jo e jo.

“E keni parë që mua më dalin fjalët. Dhe sidoqoftë, pavarësisht nga kjo derexhe, më keq do bëheni. Jeni deputetë. Jemi të gjithë të zgjedhur, ata që ju zgjodhën se dinin që do t’ua punonit kështu.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat