Zgjedhjet për kreun e PD/ Sherr dhe tension në Bulqizë, votuesit shtyjnë me forcë derën

Shqipëria

Zgjedhjet për kreun e PD/ Sherr dhe tension në Bulqizë, votuesit shtyjnë me forcë derën

Më: 26 prill 2022 Në ora: 13:35
Sherr dhe tension në Bulqizë

Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike në Bulqizë, është shoqëruar me përplasje fizike.

Mësohet se mbështetës të kandidatëve  Fatos Hoxha dhe Shaqir Manjani janë përplasur në ambientet e Kinemasë së qytetit duke shqyer edhe derën e saj me qëllim futjen brenda ambienteve të votimit, pasi nuk kishin emrat në listë.

Zgjedhjet në Bulqizë ishin planifikuar të mbaheshin të dielën, por u shtynë për shkak të tensioneve që u shkaktuan nga listat e parregullta.

Demokratët e vjetër deklaruan se emrat e tyre nuk ishin në lista.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat