Ristani: Alibeaj me platformën e tij do të marrë drejtimin e PD-së, grupi s’ka detyra organizative

Shqipëria

Ristani: Alibeaj me platformën e tij do të marrë drejtimin e PD-së, grupi s’ka detyra organizative

Më: 28 prill 2022 Në ora: 22:15
Ristani

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-deputeti demokrat Arben Ristani u shpreh se ka një moment që është themelor, që është njohja e kuvendit të 11 dhjetorit.

Sipas tij, në platformën që reklamon Alibeaj thotë se është përfaqësues i grupit parlamentar dhe se ky i fundit nuk ka detyra organizative.

Ristani: Ka një moment që është themelor, që është njohja e kuvendit të 11 dhjetorit. Edhe propozimet e sotme që flitet është për të marrë grupin parlamentar. Platforma që reklamon Alibeaj thotë se është përfaqësues i grupit parlamentar.

Ju në platformë thoni se doni të merrni drejtimin e PD-së. Grupi parlamentar nuk drejton partinë, por është përfaqësimi i partisë demokratike në kuvend dhe ka detyra vetëm në kuvend. Nuk ka detyra nga pikëpamja organizative e partisë.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat