“Lali, vetëm celularin kam merak”, Veliaj batuta me djalin e aksidentuar: Mos ki merak te mesazhet

Shqipëria

“Lali, vetëm celularin kam merak”, Veliaj batuta me djalin e aksidentuar: Mos ki merak te mesazhet

Më: 30 prill 2022 Në ora: 00:51
Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka vizituar në Spitalin e Traumës 5 të lënduarit nga aksidenti i mbrëmjes së sotme.

Veliaj u njoh me gjendjen shëndetësore të të aksidentuarve dhe u uroi atyre shërim të shpejtë.

Gjatë bashkëbisedimit me dy prej djemve të aksidentuar nuk kanë munguar as batutat mes tyre dhe kryebashkiakut Veliaj.

Biseda:

Vajza: Ne duam celularin, i ka ngelur telefoni.

Veliaj: A të ka ngelur telefoni në makinë!Mos ki merak te mesazhet(të qeshura)

Vajza:E kemi dhënë porosinë.

Veliaj: E kanë gjetur?

Vajza: Po, nuk ka lëvizur makina aty është.

Manastirliu: Aty e ke merakun ti

Veliaj: Jo jo thotë makina s’ka problem, por celulari(të qeshura). Jo më pëlqen që Arditi e kishte mendjen të merrte njëherë celulari pastaj…

Djali: Hajde se do na gjej punë Lali Eri(të qeshura)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat