Përfundon numërimi i votave/ Vokshi shpall 150 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD-së

Shqipëria

Përfundon numërimi i votave/ Vokshi shpall 150 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD-së

Më: 1 maj 2022 Në ora: 15:19
Albana Vokshi

Procesi i numërimit të votave për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD-së ka përfunduar të dielën në drekë.

Albana Vokshi lexoi para medieve 150 emrat e anëtarëve të rinj të Këshillit, që janë zgjedhur mes gati 400 emrave të propozuar në listë.

Vihen re dhe personazhe të njohur në fusha të ndryshme, si mjekësi apo art. Disa prej anëtarëve janë:

Aldo Bumçi, Aleksandër Biberaj, Andi Mustafaj, Arben Imami, Arben Ristani, Bujar Kapexhiu, Edit Harxhi, Eno Bozdo, Fatbardh Kadilli, Florjana Garo, Genc Pollo, Ilir Alimehmeti, Ivi Kaso, Jamambër Malltezi, Julian Deda, Rudina Hajdari, Voltana Ademi.

Në Kuvendin Kombëtar të së shtunës, të thirrur nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit që drejtohet nga Sali Berisha, 1425 delegatë votuan mes 400 propozimeve për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar. Kutitë u zhvendosën nga Pallati i Kongreseve drejt selisë blu, për t’u numëruar.

Sali Berisha ndër të tjera shkarkoi Enkelejd Alibeajn nga posti i nënkryetarit të partisë, duke çuar në një ndarje përfundimtare të grupit të Rithemelimit nga grupi tjetër që mbështet Alibeajn.

Kuvendi po ashtu shpalli datën 22 maj për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat