Yuri Kim takon në Uashington ish-ambasadorët e Shqipërisë: Një gjë e kemi të përbashkët

Shqipëria

Yuri Kim takon në Uashington ish-ambasadorët e Shqipërisë: Një gjë e kemi të përbashkët

Më: 3 maj 2022 Në ora: 09:37
Foto nga takimi

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka postuar një foto nga takimi që ka patur së fundmi me ish-ambasadorët amerikanë në Shqipëri ndër vite.

Në foton në fjalë, kryediplomatja amerikane shihet krahë ambasadorëve: Bill Ryerson, Marisa Lino, Jim Jeffrey, Marcie Ries dhe Alex Arvizu. Në mesazhin e saj, Kim thekson se ajo dhe kolegët e saj kanë pasur eksperienca të ndryshme në 31 vite që prej rënies së komunizmit në Shqipëri.

Megjithatë, sipas saj, ata i kanë disa gjëra të përbashkëta.

Një mbledhje e mrekullueshme në Uashington me ish-ambasadorët e Shqipërisë, Bill Ryerson, Marisa Lino, Jim Jeffrey, Marcie Ries, Alex Arvizu. Të gjithë kemi pasur eksperienca të ndryshme në 31 vite qëkur shqiptarët u liruan nga zinxhirët e diktaturës komuniste, por ne kemi një gjë të përbashkët: besimin se lidhja mes shqiptarëve dhe amerikanëve është në të vërtetë speciale, admirimin për arritjet e mëdha të shqiptarëve pavarësisht nga rrethanat, dhe optimizmin e qëndrueshëm për të ardhmen.”, shkruan Kim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat