Fëmijët e Rinasit munguan në shkollë si pasojë e protestës/ Kushi: Mos i privoni ata nga kjo e drejtë

Shqipëria

Fëmijët e Rinasit munguan në shkollë si pasojë e protestës/ Kushi: Mos i privoni ata nga kjo e drejtë

Më: 4 maj 2022 Në ora: 16:12
Elvis Kushi

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, ka reaguar ditën e sotme mbi mungesën e nxënësve të Rinasit në shkollë, pasi ishin të pranishëm në protestë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kushi i’u kërkon prindërve që të mos privojnë fëmijët e tyre nga e drejta për arsim, pasi çdo orë mësimi ka vlerë për ta.

Në protestën e ditës së sotme për rrugën e Rinasit morën pjesë edhe fëmijë, të cilët kërkuan që rrga të mos bëhej me një sens kalimi sepse ata mbeten të bllokuar dhe nuk kanë mundësi as të shkojnë në shkollë.

Postimi: 

Jam njoftuar sot nga strukturat tona arsimore në shkollën 9-vjeçare “Rexhë Deliu” në Rinas që pjesa më e madhe e prindërve nuk i kanë sjellë sot fëmijët e tyre në mësim.

Të dashur prindër, duke vlerësuar të drejtën për të protestuar të çdo qytetari në një shoqëri demokratike, ju lutem që të mos i privoni fëmijët nga e drejta e tyre themelore për arsimim. Çdo orë mësimi ka vlerë për fëmijët tanë, prandaj duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj kam besim që nesër mësimi do të vijojë normalisht edhe në këtë shkollë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat