Publikohen emrat/ Ja kush janë dy kandidatët për kreun e ri të Këshillit Kombëtar të PD

Shqipëria

Publikohen emrat/ Ja kush janë dy kandidatët për kreun e ri të Këshillit Kombëtar të PD

Më: 6 maj 2022 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

Sot Komisioni i Rithemelimit do të mbledhë Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike për të votuar kryetarin e ri të këtij këshilli.

Mbledhja do te zhvillohet në orën 18:00 dhe do te jete e hapur për gazetarët. Ndërkohë Mësohet se dy janë emrat që do të kandidojnë, Edi Paloka dhe Elina Qirici.

Këto dy emra, priten të votohen nga anëtarët e tjerë të Këshillit, për të vendosur më pas edhe kreun e ri të këtij institucioni të rëndësishëm për PD.

Nga ana tjetër, vlen të përmendet se Paloka ka qenë edhe më parë kryetar Këshilli. Ai e ka mbajtur atë pozicion për disa muaj dhe u distancua më 11 dhjetor, ku mori pjesë në Kuvendin e PD të thërritur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat