“Më vodhi bizhuteri e para”- Arrestohet dadoja shqiptare në Zvicër!

Shqipëria

“Më vodhi bizhuteri e para”- Arrestohet dadoja shqiptare në Zvicër!

Më: 6 maj 2022 Në ora: 18:35
Foto ilustrim

Një 57-vjeçare nga Elbasani e cila punonte si kujdestare fëmijësh në Zvicër është vënë në pranga nga policia pasi u denoncua nga punëdhënësi i saj 30-vjeçar banues në Zvicër.

Sipas punëdhënësit me iniciale Sh.P., gruaja i kishte vjedhur bizhuteri dhe para në banesën e  tij ku punonte.

Pas kallëzimit penal, 57-vjeçarja përfundoi në prangat e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Elbasanit ka nisur hetimet dhe ka vënë në ndjekje penale një 57-vjeçare pasi akuzohet nga punëdhënësi se i kishte vjedhur bizhuteri teksa kujdesej për fëmijët e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”, në ngarkim të shtetases Sh. Xh., 57 vjeçe, banuese në Elbasan, pasi ka bërë kallëzim shtetasi Sh. P., 30 vjeç, banues në Zvicër, se 57-vjeçarja, e cila është e punësuar si kujdestare për fëmijët, në banesën e tij, i ka vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat