U kërkon falje demokratëve, Hajdari: Nuk do të ketë më njeri që të më përjashtojë nga kjo sallë

Shqipëria

U kërkon falje demokratëve, Hajdari: Nuk do të ketë më njeri që të më përjashtojë nga kjo sallë

Më: 6 maj 2022 Në ora: 19:15
Rudina Hajdari

Në mbledhejn e Këshillit Kombëtar të PD ishte e pranishme dhe ish deputetja Rudina Hajdari. Gjatë fjalës së saj ajo ftoi të gjithë anëtarët e Këshillit Kombëtar të bëhen pjesë e debatit.

Ajo tha se persona që kanë qenë në pozicione kyçe janë emëruar nuk janë përzgjedhur Këshilli Kombëtar.

Hajdari: Ju e dini fare mirë që shumica e anëtarëve të Këshillit Kombëtar, thjesht kanë ngritur dorën dhe nuk kanë marërrë vendime të rëndësishme në këtë sallë. Persona që kanë qenë në pozicione kyçe janë emëruar nuk janë përzgjedhur nga ky Këshill Kombëtar ndaj sot është koha që ne të shikojmë njëri tjetrin në sy dhe të kuptojmë që Këshilli Kombëtar të jetë organi më kryesor i Partisë Demokratike ku të merren të gjitha vendimet më të rëndësisshme të saj.

Teksa i referohej të kaluarës në Partinë demokratike ajo tha se tani mendon se do ta rikthejnë PD në ato shina që ka patur duke i dhënë mundësinë shqiptarëve të përfytyrojnë një të ardhme ashtu siç e meriton, në BE dhe duke i dhënë fund kryetarokracisë.

Hajdari: Më përpara kur dikush këtu thosht mendime ndryshe përjashtohej, sulmohej. Ka shumë prej atyre këtu në sallë dhe ja ku jemi sot bashkë. Ndaj do të doja shumë që ne ta përdorim këtë Këshill, këtë Forum për të marrë vendimet më të rëndësishme të PD në mënyrë që PD të kthehet në partinë kryesore në këtë vend të rikthehet në ato shina që ka patur duke i dhënë mundësinë shqiptarëve për të përfytyruar një të ardhme ashtu siçe meriton në BE. Duke parë drejt perëndimit. Dhe mendoj se ne do të rikthehemi drejt atyre shinave dhe ti japim fund kryetarokracisë dhe të kuptojmë që jemi të gjithë të rëndësishëm në këtë sallë.  

Ish deputetja shprehu pendesë dhe për faktin që është larguar nga PD dhe pse u përjashtua.

Hajdari: Dhe kërkoj dhe një falje. Nuk do të ketë më njeri që të më përjashtojë nga kjo sallë. Do të jem këtu dhe është faji im që pranova përjashtimin e ish liderit. Nuk duhet ta kisha pranuar dhe nuk do të lejoj kurrë asnjë tjetër dhe nëse më përjashtojnë të iki nga kjo sallë.  Këtu do rri bashkë me ju dhe kështu duhet të jetë betimi i gjithësecilit prej jush.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat