“Gojën nuk kam për ta mbyllur”- Rama sërish për SPAK-un: Për mua derën e ka të hapur, bujrum!

Shqipëria

“Gojën nuk kam për ta mbyllur”- Rama sërish për SPAK-un: Për mua derën e ka të hapur, bujrum!

Më: 7 maj 2022 Në ora: 19:05
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave nga opozita se ka kërcënuar SPAK-un. Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai thotë se SPAK-u e ka derën e hapur, ndërsa thekson se kanë qenë “non gratat” atë të cilët betoheshin se nuk do ta votonin reformën në drejtësi.

Sërish kreu i qeverisë thekson se gojën nuk ka për ta mbyllur, pasi SPAK duhet të mos godasë njëanshmërisht. “Roli i mumjes, përballë rreshtit të gjykatësve e të prokurorëve, që Vetingu i nxori katran me bojë apo mbi dosjet e skandaleve legjendare të krimit shtetëror, nuk mund të tolerohet më!”, mbyll postimin e tij Rama.

“Të qeshësh e të qash me lot! Paskam kërcënuar SPAKUN sipas nongratave që betoheshin se edhe Flota e Shtatë Amerikane po t’i drejtonte tytat nga Lalzi nuk do ta votonin Reformën në Drejtësi! Për mua e për #PS SPAKU rron e punon pa gajle 100 vjet dhe bujrum, derën tonë e ka hapur!

Por gojën nuk kemi për ta mbyllur, që SPAKU të mos godasë njëanshmërisht, po gjithanshmërisht! Roli i mumjes, përballë rreshtit të gjykatësve e të prokurorëve, që Vetingu i nxori katran me bojë apo mbi dosjet e skandaleve legjendare të krimit shtetëror, nuk mund të tolerohet më”, shkruan kryeministri.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat