Ndryshon Akti Normativ për çmimet e ushqimeve, çfarë shtoi qeveria

Shqipëria

Ndryshon Akti Normativ për çmimet e ushqimeve, çfarë shtoi qeveria

Më: 11 maj 2022 Në ora: 19:39
Ilustrim

Qeveria ka vendosur që t’u dalë garant në kredimarrje të gjitha kompanive të mëdha që importojnë ushqime nga jashtë për të furnizuar tregun vendas. Përmes një ndryshimi të miratuar sot në Aktin Normativ të disa javëve më parë, sipas të cilit funksionon edhe Bordi i Transparencës për Ushqimet, qeveria i del garant këtyre kompanive përmes kredive sovrane në rastet kur duhet që të financojnë operacionet e tyre tregtare.

Ndryshimi i sotëm parashikon situatën kur kompanive iu duhet që të mbajnë rezerva ushqimore deri në tre muaj për të garantuar furnizimin pa ndërprerje të tregut.

Neni 2 i Aktit Normativ, ishte:

Masat me karakter detyrues

Të gjitha subjektet, që importojnë dhe/ose prodhojnë produkte, objekt i këtij akti normativ, janë të detyruara të marrin masa dhe të ofrojnë furnizim të pandërprerë, në përputhje me vendimet e Bordit.

Të gjitha subjektet që tregtojnë produkte me shumicë, objekt i këtij akti normativ, të nevojshme për furnizimin e popullatës, janë të detyruara të marrin masa për mbajtjen e rezervave që tregtojnë, për një periudhë 3-mujore ose në përputhje me jetëgjatësinë e produktit, me qëllim përballimin e situatës së veçantë të krijuar në treg. Produktet e blera, me qëllim furnizimin e popullatës, në rastet kur me përfundimin e situatës së veçantë të krijuar në treg, nuk janë shitur në tregun e lirë, mund t’i shiten Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit, me kërkesë të subjektit dhe sipas faturës me të cilën këto produkte janë blerë. Rregullat dhe procedurat për blerjen e këtyre produkteve nga Drejtoria e Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit përgjegjës për financat dhe ministrit të Mbrojtjes.

Mosmarrja e masave nga subjektet private, sipas përcaktimeve të pikave 1 dhe 2, të këtij neni, dënohet sipas shkronjave “a” dhe “b”, të nenit 7, të këtij akti normativ, dhe këto subjekte përjashtohen nga procedurat e prokurimit publik për një periudhë 3-vjeçare nga Agjencia e Prokurimit Publik.

Të gjitha institucionet shtetërore, që do të zhvillojnë procedura prokurimi për produktet e miratuara me vendim Bordi, duhet të mbajnë në konsideratë parashikimet e këtij akti normativ, gjatë gjithë kohëzgjatjes së situatës së veçantë

Neni 2 i Aktit Normativ bëhet:

 “Për mbajtjen e rezervave sipas kësaj pike, me qëllim përballimin e situatës së veçantë të krijuar në treg, Këshilli i Ministrave miraton garanci shtetërore të huas me bankat tregtare për garantimin e huamarrjes së subjekteve që tregtojnë me shumicë produkte ushqimore bazë, si dhe kushtet e kriteret e marrëveshjes tip të garancisë dhe marrëveshjes tip të mirëkuptimit.”

Mosmarrja e masave nga subjektet private, sipas përcaktimeve të pikave 1 dhe 2, të këtij neni, dënohet sipas shkronjave “a” dhe “b”, të nenit 7, të këtij akti normativ, dhe këto subjekte përjashtohen nga procedurat e prokurimit publik për një periudhë 3-vjeçare nga Agjencia e Prokurimit Publik.

Të gjitha institucionet shtetërore, që do të zhvillojnë procedura prokurimi për produktet e miratuara me vendim Bordi, duhet të mbajnë në konsideratë parashikimet e këtij akti normativ, gjatë gjithë kohëzgjatjes së situatës së veçantë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat