Presidenti i ri/ Alibeaj: Transparenca është ilaçi më i mirë ndaj çdo lloj pazari

Shqipëria

Presidenti i ri/ Alibeaj: Transparenca është ilaçi më i mirë ndaj çdo lloj pazari

Më: 17 maj 2022 Në ora: 19:07
Enkelejd Alibeaj

Enkelejd Alibeaj ka kërkuar që çdo diskutim lidhur me çështjen e Presidentit të ri të vendit të bëhet përpara kamerave.

Ky është kushti i caktuar nga Alibeaj për mazhorancën për të pranuar uljen në tavolinë dhe zhvillimin e diskutimeve.

Alibeaj tha se vetëm transaprenca është ilaçi më i mirë kundër çfarëdolloj pazari.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demkratike ka ftuar mediat të jenë të pranishme ditën e nesërme, 18 Maj në takimin midis palëve.

“Doja në praninë tuaj të zhvillohej takimi, të vazhdoja diskutimin për atë që është qëndrimi ynë, e patë lëvizjen, jo tani por në 6, falë jush në takim i kam kërkuar çdo diskutim për çështjen e presidentit, jo për emrat, të bëhet me mediat se besoj se vetëm transparenca është ilaçi më i mirë kundër çfarë do lloj pazari, kjo është një gjë që ju dhe publiku e doni, nesër në 10:00 jeni të ftuar për të ndjekur diskutimin”,- tha Alibeaj. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat