Apeli i GJKKO lë në burg ish ministrin Lefter Koka

Shqipëria

Apeli i GJKKO lë në burg ish ministrin Lefter Koka

Më: 18 maj 2022 Në ora: 11:24
Apeli i GJKKO lë në burg ish ministrin Lefter Koka

Koka akuzohet se ka abuzuar me procedurat e dhënies së koncesionit për inceneratorin e Fierit duke përfituar rreth 1,2 milionë euro ryshfet për ndërtimin e tij dhe për falsifikim dokumentesh.

Një ditë më parë avokati i ish-ministrit Lefter Koka tha se klienti i tij nuk ka për çfarë të pendohet dhe nuk mund të jetë bashkëpunëtor i drejtësisë.

“Ka një masë të re sigurie dhe po ndodh një cenim të të drejtave të njeriut. Shpresojmë që të shfuqizohet nga Apeli. Do ta shpallet nesër vendimi. Nga ana tjetër rreziku i ikjes është inekzistent dhe rreziku i thyerjes së të njëjtës vepër sepse ai ka vite që nuk ushtron detyrën si ministër”, tha avokati i parë.

“Ai nuk ka përse të pendohet as të bëhet bashkëpunëtor, në rastin konkret Lefter Koka nuk ka pse të pengohet, SPAK i ka të gjithë mundësitë që të kërkojë bashkëpunëtor, por jo tek Lefter Koka”, sipas avokatit të dytë.

Më 15 prill për mbi 2 orë, ish-ministri i Mjedisit u mor në pyetje nga prokurorët e posaçëm në lidhje me inceneratorin e Fierit.

Në SPAK, Koka tha se ka ndjekur ligjin që i takon prokurorimeve. Ai është pyetur për lidhjet me një nga kompanitë që është përdorur si një urë tranziti për transfertat e parave.

“Unë nuk kam asnjë një lidhje me kompaninë në fjalë ka deklarar ai  dhe kjo kompani i përkiste vëllait që ka ndërruar jetë.”

I pyetur për hedhjen e firmës nga një nga anëtarët e komisionit ai ka thënë: Nuk kisha si ta dija pasi isha Ministër i Mjedisi.

Koka i kërkoi SPAK të kryente hetime në inceneratorin e Fierit pasi është aty.

Teksa u pyet për shpronësimin e tokës ai tha: Kjo tokë është shpronësuar si tokë arë dhe çdo gjë tjetër duhet saktësuar.

Ai kërkoi të dërgohej në arrest shtëpiak duke ofruar si garanci çasurore shumën prej 200 mijë euro, kërkesë e cila nuk gjeti miratim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat