Bie nga tarraca e banesës së tij/ Humb jetën 65 vjeçari në Tepelenë

Shqipëria

Bie nga tarraca e banesës së tij/ Humb jetën 65 vjeçari në Tepelenë

Më: 18 maj 2022 Në ora: 14:40
Foto ilustrim

Një 65 vjeçar ka humbur jetën tagjikisht teksa ka rënë nga tarraca e banesës së tij.

Policia bën me dije se rreth orës 13:45, në lagjen “Kala”, Tepelenë, shtetasi B. Z., 65 vjeç.

Duke kryer disa riparime në tarracën e banesës së tij, ka rënë nga tarraca dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat