“Në patatina do e gjeni presidentin?”/ Bushka: Ne kemi një listë, do e përdorim nëse…

Shqipëria

“Në patatina do e gjeni presidentin?”/ Bushka: Ne kemi një listë, do e përdorim nëse…

Më: 20 maj 2022 Në ora: 00:16
Foto nga emisioni

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka është shprehur se Partia Socialiste është në kërkim të një presidenti normal, proces të cilin tha se do e zhvillojnë me përgjegjësi.

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” me Sokol Ballën, ajo tha se nëse dështojnë tre raundet e para në të cilat e ka opozita ekskluzivitetin e të propozuarit emra, atëherë maxhoranxa do të propozojë listën e saj.

Ajo tha se nga opozita mund të dalë një emër që maxhorancës nuk i ka shkuar në mendje, ndërsa Gjekmarkaj i tha me ironi “në patatina do e gjeni?”.

Biseda në studio:

Klotilda Bushka: PS këtë qëndrim që ka mbajtur. Ne duam një president normal, prandaj e nisëm kështu këtë proces. Ne kemi vuajtur në kurriz një model të keq presidenti dhe kemi përgjegjësi. Kushtet politike të atilla ishin kur u zgjodh Meta. Ky është proces i rëndësishëm, duhet ta shohim nga interesi publik. Jemi në një situatë kur jemi djegur nga qulli dhe i frymë kosit.

Spartak Ngjela: Zgjidheni pra, dhe hyni në histori!

Klotilda Bushka: Përgjegjësia ne na takon, në frymë të kësaj, nëse dështojnë tre raundet e para, në të katërtin do mendonim një president gjithëpërfshirës. Ne nuk do propozojmë deri në raundin e tretë, por kjo nuk do të thotë që nuk kemi emra. Ne kemi një listë që do ta përdorim nëse shterojnë këto. Emri në zarfa do jetë njëri nga burimet e emrave. Nëse del një emër që s’na ka vajt në mendje.

Gjekmarkaj: Pse në patatina do e gjeni emrin ju?

Fatmir Mediu: Opozita duhet të kuptojë që politika është garë dhe s’mund të kemi në krah qeverinë. Ta shfrytëzojmë maksimalisht.

Gjekmarkaj: Kjo do ishte mundësia më e mirë që opozita të ringrihej, por kjo po humbet.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat