Temperatura të larta, mësoni si pritet të jetë moti gjatë ditës

Shqipëria

Temperatura të larta, mësoni si pritet të jetë moti gjatë ditës

Më: 21 maj 2022 Në ora: 07:36
Foto ilustrim

Kthjellimet dominojne motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur pritet kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin, më të dukshme në zonat malore verilindore dhe juglindore duke rrezikuar momente te shkurta me shira.

Po ashtu, edhe pasditja vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta në mëngjes dhe mesditë  duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 31°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veri- veriperëndimor duke krijuar në brigjet det dallgëzim mbi 2 ballë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat