Publikohen pamjet e operacionit “Plumbi i artë”, momenti i arrestimit të bashkëpunëtorëve të Nuredin Dumanit!

Shqipëria

Publikohen pamjet e operacionit “Plumbi i artë”, momenti i arrestimit të bashkëpunëtorëve të Nuredin Dumanit!

Më: 22 maj 2022 Në ora: 12:43
Foto ilustrim

Publikohen pamjet e operacionit “Plumbi i artë” i finalizuar nga Policia e Shtetit pak ditë më parë pas dëshmive të Nuredin Dumanit dhe “ushtarit” të tij Henrik Hoxhaj.

Në pamjet e publikuara nga Policia e Shtetit në bilancin e një jave duken punonjësit e policisë dhe forcat RENEA që kryejnë kontrolle në ambiente të ndryshme si dhe momenti i shoqërimit të një prej personave të arrestuar në kuadër të këtij operacioni.

Policia thekson se operacioni është ende në vijim e sipër.

Operacioni policor i koduar “Golden bullet” u zhvillua për goditjen e grupeve kriminale që vepronin në fushën e krimeve të rënda ndaj personit, në kuadër të të cilit, deri tani, janë ekzekutuar 18 masa sigurie dhe janë sekuestruar 3 armë zjarri (konkretisht 2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), 2 antiplumb si ato që përdor Policia e Shtetit, municion luftarak, rreth 17 mijë euro, aparate celulare, fatura bankare, automjete dhe sende të tjera të përfituara nga veprimtaria kriminale. Operacioni është në vijim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat