Ministria e Shëndetësisë; 26 qytetarë të infektuar dhe 34 të shëruar në 24 orët e fundit

Shqipëria

Ministria e Shëndetësisë; 26 qytetarë të infektuar dhe 34 të shëruar në 24 orët e fundit

Më: 22 maj 2022 Në ora: 16:38
Foto ilustrim

Minsitria e Shëndetësisë ka bërë me dije situatën pandemike për 24 orët e fundit në Shqipëri, ku njofton se pas kryerjes së 445 testimevë nuk ka pasur asnjë humbje jete dhe janë infektuar me Covid19 26 qytetarë.

Janë 242 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin ndërsa janë shëruar 34 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,125 që nga fillimi i epidemisë

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 445 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 26 qytetarë, në këto bashki:
14 në Tiranë, 7 në Fier, 2 në Shkodër, nga 1 qytetar në Durrës, Himarë, Përmet.
Janë 242 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 34 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,125 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (22 Maj 2022)
Raste të reja ditore 26
Të shëruar në 24 orë 34
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 445

Testime totale 1,822,887
Raste pozitive 275,864
Raste të shëruara 272,125
Raste Aktive 242
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 143
Fier 30
Korçë 14
Vlorë 13
Gjirokastër 12
Shkodër 11
Elbasan 6
Lezhë 6
Berat 3
Durrës 2
Dibër 2

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat