Puka turistike, 200 alpinistë profesionistë bashkohen për ta promovuar

Shqipëria

Puka turistike, 200 alpinistë profesionistë bashkohen për ta promovuar

Më: 22 maj 2022 Në ora: 20:18
Puka turistike

Për herë të parë ne vendin tonë, mbi 200 alpinist profesionist nga federatat e  Shqipërisë, Kosoves, Malit të Zi dhe Maqedonisë se Veriut, u bashkuan për të promovuar një zonë turistike. Për këtë përzgjodhën Pukën dhe Malin e Munelles. 

Ngjitja në lartësinë deri në 2000 meter bëri së bashku alpinistin me të ri të Shqipërise dhe me të moshuarin e Kosovës. Leomirin 10 vjeçar dhe Islamin 73.

Po çfarë këshillash japin profesionistet per të huajt që i ngjiten maleve tona ?

Rrugës, alpinistet u ndalen per të përkujtuar edhe specialistin e turizmit, Ndoc Mulaj  i cili humbi jetën pak muaj me parë aksidentalisht teksa po kthehej pas një reportazhi të zhvilluar me koleget e Top Medias.

Me alpet e bukura të cilët ende kanë dëborë, ajrin e pastër dhe qetësinë që të ofron qyteti por edhe ushqimet e veçanta të zonës, Puka mbetet një destinacion turistik për tu vizituar këtë vere. Për Top Channel nga Maja e Munelles 1996 meter mbi nivelin e detit, Klodian Zhivani.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat