Ramën pret Dendias, diskutohen marrëdhëniet dypalëshe dhe perspektiva e Shqipërisë në BE

Shqipëria

Ramën pret Dendias, diskutohen marrëdhëniet dypalëshe dhe perspektiva e Shqipërisë në BE

Më: 23 maj 2022 Në ora: 15:15
Foto nga takimi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur sot në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dendias është shprehur se marrëdhëniet dypalëshe, perspektiva e Shqipërisë në BE dhe zhvillimet rajonale ishin disa nga temat e diskutuara me Ramën.

“Në përfundim të vizitës sime në Tiranë, u takova me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam mbi marrëdhëniet dypalëshe, perspektivë e Shqipërisë në BE dhe zhvillimet rajonale”, shkroi Dendias në Twitter.

Më herët, gjatë një deklarate të përbashkët për shtyp me ministren Olta Xhaçka, diplomati grek deklaroi se Greqia mbështet Shqipërinë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat