Transformohet pika e Llogarasë, Rama: Ju lutemi asnjë mbeturinë të hedhur në tokë

Shqipëria

Transformohet pika e Llogarasë, Rama: Ju lutemi asnjë mbeturinë të hedhur në tokë

Më: 25 maj 2022 Në ora: 13:43
Foto ilustrim

Pika e Llogarasë në Shqipëri, një nga vendet më të bukura me pamje madhështore që shërben po ashtu për nisjen e parashutave është pastruar tërësisht.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka postuar disa pamje se si ishte dhe sesi është shndërruar kjo pikë.

“Gati edhe ballkoni i pastruar mbi pasqyrën mahnitëse të Llogarasë”, u shpreh Rama, ndërkohë që u bëri edhe një kërkesë qytetarëve.

“E vetmja kërkesë për ju që do të vizitoni bregdetin: Ju lutemi asnjë mbeturinë të hedhur në tokë!”, theksoi ai.

Në pikën panoramike të Llogorasë që shërben po ashtu për nisjen e parashutave është pastruar gjithçka dhe janë hequr vjetërsirat që shëmtonin zonën. Janë lyer muret dhe janë vënë koshat./atsh

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat