Pulë me qull për krerët e UEFA-s dhe futbollistët evropian, shefi i kuzhinës tregon eksperiencën

Shqipëria

Pulë me qull për krerët e UEFA-s dhe futbollistët evropian, shefi i kuzhinës tregon eksperiencën

Më: 26 maj 2022 Në ora: 10:42
Alfred Marku

Shefi i kuzhinës, Alfred Marku, i cili gatoi për kryesinë e UEFA-s dhe futbollistët në finalen e “Conference League” bashkë me tre shefa të tjerë, foli për këtë eksperiencë.

Gjatë një interviste që dha për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, tha se ishte një bashkëpunim fantastik me tre shefat e tjerë të kuzhinës.

“Menuja ka qenë e përcaktuar dhe përzgjedhur mirë në formën më origjinale që ndërsa hanin ta ndjenin Shqipërinë. Kemi bërë një përzierje mes Dibrës dhe Mirditës, qullin me miell misri me jufka mbi pulën.

Në të gjithë menunë ishte përfshirë gjithë Shqipëria.

Sollëm në pjata të gjithë të mirat dhe bukurinë që ka Shqipëria duke filluar nga Dibra, Mirdita. Gatuam për 80 veta.”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat