Shpërthim me tritol në banesën e oficerit të policisë në Shkodër, dëmtohet automjeti i parkuar! Policia jep detajet

Shqipëria

Shpërthim me tritol në banesën e oficerit të policisë në Shkodër, dëmtohet automjeti i parkuar! Policia jep detajet

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 07:29
Foto ilustrim

Një shpërthim me tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në banesën e efektivit Pëllumb Vukaj në Shkodër.

Policia bën me dije se shpërthimi ka ndodhur në murin e banesës së efektivit dhe për pasojë ka vetëm dëme materiale ndërkohë që është dëmtuar edhe automjeti i parkuar.

Tashmë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë ngjarje.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 02:25, në fshatin Hot i Ri, Shkodër, pranë murit të banesës së shtetasit, P. V., 49 vjeç, oficer policie në Komisariatin e Policisë Shkodër, ka shpërthyer lëndë plasëse.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale në banesë, si dhe është dëmtuar edhe mjeti i tij tip Benz, i parkuar para banesës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat