Xhamat në tokë, gjithçka e shkatërruar: Pamjet nga banesa e efektivit në Shkodër që iu vendos tritol

Shqipëria

Xhamat në tokë, gjithçka e shkatërruar: Pamjet nga banesa e efektivit në Shkodër që iu vendos tritol

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Tritoli tronditi gjatë natës Shkodrën. Lënda plasëse shpërtheu në banesën e efektivit të policisë Pëllumb Vukaj. Gazetari Simon Shkreli raporton se Vukaj është efektiv i krimeve në DVP Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:25, në fshatin Hot i Ri. Lënda plasëse është vendosur në murin e banesës së efektivit.

Nga pamjet shihet se tritoli ka shkatërruar gjithçka në banesën e polici. Gjithashtu nga shpërthimi është dëmtuar edhe mjeti tip “Benz”, i cili ishte parkuar në oborr.

Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat