271 raste të reja me Covid, rritet ndjeshëm numri i pacientëve aktivë

Shqipëria

271 raste të reja me Covid, rritet ndjeshëm numri i pacientëve aktivë

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit, si vijon janë kryer 1035 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 271 qytetarë, në këto bashki:

183 në Tiranë, nga 9 qytetarë në Lezhë, Fier, Vlorë, Gjirokastër, 8 në Sarandë, 7 në Berat, 5 në Krujë, nga 4 qytetarë Himarë, Elbasan, nga 3 qytetarë në Durrës, Patos, Lushnje, nga 2 qytetarë në Shkodër, Divjakë, Përmet, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Tropojë, Mirditë, Selenicë, Korçë, Kolonjë, Kuçovë, Gramsh.

Janë 1,243 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 73 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,471 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (23 Qershor 2022)

Raste të reja ditore 271
Të shëruar në 24 orë 73
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1035

Testime totale 1,841,267
Raste pozitive 278,211
Raste të shëruara 273,471
Raste Aktive 1,243
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 929
Fier 86
Vlorë 72
Durrës 33
Lezhë 26
Gjirokastër 22
Korçë 20
Elbasan 18
Berat 18
Shkodër 13
Dibër 4
Kukës 2

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat