Boçi: Xhaçka duhet të japë dorëheqje, synimi i kësaj qeverie është vetëm pasurimi i vetvetes

Shqipëria

Boçi: Xhaçka duhet të japë dorëheqje, synimi i kësaj qeverie është vetëm pasurimi i vetvetes

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 08:09
Luçiano Boçi

Deputeti Luçiano Boçi, deklaroi se ministrja Xhaçka është e implikuar në asetet publike dhe se për këto shkelje të ligjit ajo duhet të japë dorëheqjen nga posti që mban. Ai tha se përfitimi i investitorit strategjik është shfrytëzimi i të gjithë bregdetit, ndërsa shtoi se synimi i kësaj qeverie nuk kanë qenë qytetarët por pasurimi i vetes së tyre.

“Është i dukshëm implikimi i ministres Xhaçka në asetet publike gjë që pengohet nga ligji që ndalohet të përfitojnë ajo dhe familjarët e tyre nga tenderimet e investime apo shfrytëzimin e territoreve publike. Nëse interpretojmë ligjin, Xhaçka duhet të dorëzojë mandatin se është në shkelje të ligjit në funksion të postit që mban. Raste të tjera të ngjashme ka si Kokëdhima, Beqaj dhe ky është një rast tjetër që dëshmon se kjo qeverisje ka në synim pasurinë e vetvetes dhe nuk e ka vëmendjen as te qytetari as te gjendja e tij ekonomike, sociale e tyre”, tha ai.

Ndër të tjera deputeti demokrat u shpreh se Xhaçka ka shkelur ligjin dhe sipas tij, ajo po kërkon të penalizohet për shkak të disa çadrave të vendosura në bregdet dhe se kjo s’ka të bëjë me vendosjen e tyre. Ai tha se ministrja duhet të jap dorëheqjen.

“Mendoj se Xhaçka ishte e qartë në shkeljen e ligjit jo në mbrojtje të akuzës, por u mundua ta modifikojë sikur kishte ndodhur një gjë e vogël dhe se ajo po kërkon të penalizohet për shkak të disa çadrave të vendosura në bregdet, por kjo nuk ka të bëjë me vendosjen e disa çadrave, por shfrytëzimin e bregdetit. Investitori strategjik janë investime të drejtpërdrejta nga buxheti i shtetit dhe ajo që ka ndodhur është qartësia e shkeljes së ligjit dhe në raport me këtë shkelje do pres që Xhaçka të japë dorëheqjen. Ky nuk është rasti i parë, në media kanë qarkulluar shumë akuza dhe për ministra të tjerë, këto akuza janë pjesë e luftës politike."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat