Nga Brukseli në Austri, Edi Rama takohet me kancelarin Karl Nehammer

Shqipëria

Nga Brukseli në Austri, Edi Rama takohet me kancelarin Karl Nehammer

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 14:53
Edi Rama

Pas Samitit të Bashkimit Evropian në Bruksel, ku Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk iu hapën negociatat edhe këtë herë për shkak të vetos bullgare, kryeministri shqiptar Edi Rama ndodhet në Austri ku është takuar me kancelarin e këtij shteti.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri Rama, i cili ka shpërndarë një video në Facebook.

Ai ka takuar një shtetase shqiptare që jeton në Austri, ndërsa në video thekson se sapo ka takuar edhe kancelarin Karl Nehammer.

Megjithatë, Rama nuk ka bërë të ditur detaje të tjera në lidhje me këtë takim, shkruan A2 CNN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat