Çfarë mbeti pas zjarrit në Roskovec/ Flakët dogjën ara me grurë e koshere bletësh

Shqipëria

Çfarë mbeti pas zjarrit në Roskovec/ Flakët dogjën ara me grurë e koshere bletësh

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 14:21
Foto ilustrim

Një zjarr i rënë në Jagodinë të Rroskovecit pasditen e së dielës ka rrezikuar jetën e banorëve të zonës, ndërsa ka dëmtuar gjithcka i ka dalë përpara.

Një ditë më pas banorët kanë treguar se flakët në pak minuta kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme toke, ndërsa kanë djegur grurë e koshere me bletë, duke mbërritur fare pranë shtëpive dhe stallave të bagëtive.

Banorët dyshojnë për zjarrvënie të qëllimshme.

Për të vendosur nën kontroll flakët kanë mbërritur 30 efektiv të stacioneve zjarrfikëse të Fierit, Patosit e Roskovecit si dhe 5 mjete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat