Protesta e 7 korrikut/ Berisha: PD shkon drejt saj me një koalicion të gjerë…

Shqipëria

Protesta e 7 korrikut/ Berisha: PD shkon drejt saj me një koalicion të gjerë…

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 14:25
Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur sot për protestën e thirrur në datën 7 korrik në Tiranë.

Ai u shpreh se kjo ëshë protestë e qytetarëve duke theksuar se ka një rëndësi shumë të madhe.

“Jo si një protestë e PD, por e mbarë qytetarëve shqiptrë. Nuk ka dyshim se roli i PD në organizimin e kësaj është përcaktues, por PD shkon drejt kësaj proteste me një koalicion të gjerë me shoqërinë civile, me personalitete aktive në jetën publike dhe me forca politike opozitare të vërteta parlamentare dhe jo parlamentare.

Kanë filluar aktivitetin, takimet por ajo që kërkoj është intensifikimi maksimal i përpjekjeve tona në mënyrë që kjo protestë të shprehë të gjithë shqetësimet e mëdha, problemet madhore me të cilat përballen sot shumica dërrmuese e qytetarëve shqiptarë”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat