Përplasen dy makina në Korçë/ Plagoset një fëmijë

Shqipëria

Përplasen dy makina në Korçë/ Plagoset një fëmijë

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 14:36

Një aksident ka ndodhur në unazën veriore të qytetit të Korçës.

Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën.

Nga goditja ka mbetur i plagosur një fëmijë i cili është dërguar në spital. Burime pranë spitalit të Korçës thanë se është pa probleme shëndetësore, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave. Burime të siguruara thanë se aksidenti nga ka ndodhur për shkak rë mos ruajtjes se distancës nga njeri nga mjetet. Duhet thënë se segmeti i unazës veriore të ketij qyteti ka pasur aksidente të shumta edhe me vdekje, kjo edhe për atë se pjesa me e madhe e kesaj unaze kalon në qender banimi pa sinjalistiken e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat