PD denoncon “Kardhiq-Delvinë”/ PD: 20 milionë euro për 6 kilometra

Shqipëria

PD denoncon “Kardhiq-Delvinë”/ PD: 20 milionë euro për 6 kilometra

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 14:36
Foto ilustrim

PartiaDemokratike ka denoncuar sot abuzimet qe po behen sipas saj me ndertimin e rruges Kardhiq- Delvine.

Anetari i Kryesise Eno Bozdo ka shpjeguar se kostot e ndertimit te ketij segmenti jane rritur shume duke shkuar deri ne 20 milione euro per afro 6 kilometra rruge.

Partia Demokratike kërkon, së pari, të theksojë standardin e saj në kohën kur qeveriste vendin: 1 km rrugë ndërtohej me 950 mijë euro. Qeveria Rama i ka ‘rilindur’ rrugët duke i katërfishuar në kosto.

Së dyti, tenderimet e trefishta për të njëjtin segment rruge, duke akorduar fonde shtesë, krejtësisht abuzive dhe të pambështetura.

Së treti, shfaqjen e të njëjtëve emra përfituesish, ku ‘nxijnë’ Gjoka dhe AlbStar, oligarkët e preferuar të Rama 1, 2 dhe 3 në Bashki dhe Rama 1, 2 dhe 3 në Qeveri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat